Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha ka vazhduar sërish në distancë. Në një postim në tëitter, Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama, duke i thënë se shëndetësia është në kolaps dhe askush nuk e përtyp propagandën fallso.
Advertisements
Sipas Bashës, të sëmurët nuk kanë para për të blerë barnat, ndërsa premton se kur PD të vijë në pushtet do ta shërojë Shqipërinë.
“Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë. Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit”, shkruan Basha.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!