Meta ndjek nga afër ndeshjen Shqipëri – Kosovë/ Kreu i shtetit: Një vëllazërore e bukur!

Meta ndjek nga afër ndeshjen Shqipëri – Kosovë/ Kreu i shtetit: Një vëllazërore e bukur!
TIRANË– Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ditën e sotme ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila përfundoi me rezultatin 2:1. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale kreu u shtetit krahas fotove shkruan se kjo ndeshje ishte një vëllazërore e bukur, ndërsa shton se lojtarët shqiptarë se fituan vlerat më të mira sportive kombëtare.

Advertisements

“Një vëllazërore e bukur, me tre gola të Bekim Balaj, Myrto Uzuni dhe Vedat Muriqi, ku fituan vlerat më të mira sportive kombëtare.”– shkruan Meta.
Shqipëria ka fituar miqësoren ndaj Kosovës me shifrat 2-1.Për kuqezinjtë shënuan Bekim Balajn në minutën e 31-të pas një asisti të dhënë nga Myrto Uzuni.Në fillimin e pjesës së dytë të dy trajnerët bënë nga 4 ndryshime me Rejan që hodhi në fushë emra si Manaj apo Hysaj duke shtuar eksperiencën në rradhët e kuqezinjëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTërmetet e orëve të fundit/ Flet sizmologu: Nuk ka vend për panik, këto janë të zakonshme…
Artikulli tjetërÇ’po ndodh! Arjoni lë mikrofonin dhe refuzon të hyjë në program…