Në një video të publikuar në rrjete sociale, dëgjohen disa zëra njëkohësisht të kafshëve në kopësht.
Advertisements
MAQEDONIA E VERIUT-Tërmeti i fuqishëm 5.1 Rihter, i cili u regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka shkaktuar frikë edhe tek kafshët në kopshtin zoologjik në Shkup. Në një video të publikuar në rrjete sociale, dëgjohen disa zëra njëkohësisht të kafshëve në kopësht.
Video e plotë:
Advertisements
https://youtu.be/iUKtxZzaeWM
Një tërmet me fuqi 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes rreth orës 5 në Maqedoninë e Veriut, në rajonin Tetovë-Gostivar, 50 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup kanë thënë se tërmeti më së shumti është ndjerë në Gostivar dhe Mavrovë me 5 ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane, në Tetovë dhe Shkup me 4 dhe në Manastir, Prilep dhe zonën përreth me 3 ballë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!