Shqipëri-Kosovë/ Debutues te kuqezinjtë, “Dardanët” e marrin seriozisht “vëllazëroren

Me dy ndeshjet e Ligës së Kombeve në prag, Edi Reja duhet t’i bëjë mirë llogaritë për të menaxhuar grupin, pasi sot Shqipëria luan miqësoren ndaj Kosovës në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Në stërvitjen e djeshme në Durrës, trajneri kuqezi nuk ka provuar një formacion fiks, por është munduar të përziej “kartat”. Megjithatë, sipas të gjitha gjasave do të marrin minuta ata lojtarë që janë aktivizuar më pak në ndeshjet e tetorit apo shtatorit.

Advertisements

Reja pritet të heqë dorë nga skema 3-5-2, duke vendosur variantin 4-3-1-2. Gjithçka do të fiksohet në mëngjesin e sotëm, kur trajneri ka programuar një seancë të lehtë të karakterit taktik, ku për rreth 45 minuta do të provojë formacionin. Në portë pritet ta nisë si zakonisht Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje me katër do të ketë tre debutues: Doka, Çepele dhe Hoxhallari ose Ismajlgeci. Në qendër rikthehet Ismajli. Ndërsa mesfusha me treshen Çokaj, Ramadani e Memushaj, si dhe një mes Selahit e Kallakut para tyre. Sulmi do të ketë dyshen Uzuni-Balaj.

Nga ana tjetër, Kosova vjen me një formacion të frikshëm, pasi rikthehet Muriqi në sulm, ndërsa do të mbështetet nga Zhegrova, Celina dhe Bernard Berisha. Kosova mbylli dje përgatitjet në stadiumin e Durrësit.

Advertisements

PANORAMASPORT.AL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGreqia jep lajmin e keq, ja deri kur zgjat “karantina” për Shqipërinë
Artikulli tjetër“Kemi gati një paketë tjetër ekonomike”, kryeministri Rama tregon kush përfiton