Joe Biden nis punën si President, ja politikat e para që do të ndërmarrë, njëra lidhet me emigrantët

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden do ta ketë në qendër të politikave të tij të ardhme trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Advertisements

Ekipi i tij tha se Biden do t’u kërkojë amerikanëve që të mbajnë maska, dhe të hënën pritet që të emërojë një task forcë tër trajtimin e koronavirusit, e cila do të përbëhet nga 12 anëtarë.

Fitorja e tij mbetet një parashikim ndërsa shtetet kryesore vazhdojnë ende të numërojnë votat. Ndërkohë, Trump nga ana tjetër nuk pranon humbjen.

Advertisements

Donald Trump ka nisur sfida ligjore për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve në disa shtete kryesore. Ai pretendon se votat janë vjedhur, por deri në këto momente nuk ka prova konkrete që e vërtetojnë këtë deklaratë.

Ndërkohë Biden po vazhdon me planet e tij për të marrë pushtetin në janar. Kjo përfshin një mori urdhrash ekzekutivë të lëshuar nga presidenti për qeverinë federale që nuk kërkojnë miratimin e kongresit dhe që synojnë përmbysjen e politikave të diskutueshme të Trump.

Sipas mediave ndërkombëtare:

-Biden do t’i bashkohet marrëveshjes së Parisit për klimën, të cilën SHBA-ja u largua zyrtarisht të mërkurën

-Ai do të ndryshojë vendimin për t’u tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

-Ai do t’i japë fund ndalimit të udhëtimeve për shtetasit nga shtatë vende kryesisht myslimane

-Ai do të rivendosë një politikë të epokës së Obamës për dhënien e statusit të imigracionit emigrantëve pa dokumenta që hynë në SHBA.

Në fjalimin e tij të parë si president i zgjedhur, Biden tha se ishte “koha për të shëruar” SHBA-në dhe u zotua “se do të bashkojë” vendin. Duke iu drejtuar mbështetësve të Trump, ai tha: “Ne nuk duhet t’i trajtojmë kundërshtarët tanë si armiq”.

Së bashku me nënkryetaren e zgjedhur Kamala Harris kanë filluar të punojnë për tranzicionin, duke thënë se ekipi do të përqendrohet gjithashtu në ekonominë, racizmin dhe ndryshimin e klimës.

Rezultati i zgjedhjeve do të thotë që Trump bëhet presidenti i parë me një mandat që nga vitet 1990.

Ndërkohë, Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, një agjenci qeveritare e ngarkuar me njohjen e presidentit të zgjedhur dhe fillimin e procesit të tranzicionit, deri më tani nuk e ka bërë këtë.

Administratorja e saj Emily Murphy, i cili u emërua nga Trump, nuk ka dhënë asnjë shenjë se kur mund të ndodhë kjo. Deri atëherë, ekipi i tranzicionit të Biden nuk mund të ketë qasje në fondet qeveritare ose të komunikojë me agjencitë federale.

Udhëheqësi republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha se të gjitha rinumërimet dhe sfidat ligjore duhet të përfundojnë, duke shtuar: “Atëherë dhe vetëm atëherë, Amerika do të vendosë se kush fitoi garën.”

Por ish-Presidenti republikan George Ë Bush e përgëzoi Biden për fitoren e tij, duke thënë se populli Amerikan duhet të kishte besim se zgjedhjet kishin qenë të drejta dhe se rezultati i tyre ishte i qartë. Ai gjithashtu e përgëzoi Trump për zhvillimin e një fushate të fortë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nëntori ka hyrë frikshëm”, alarmi i ekspertit te njohur
Artikulli tjetërGent Zenelaj së bashku me vajzën sfidojnë temperaturat, futen në det(FOTO)