Ndërsa shumë pacientë me Covid-19 përjetojnë simptoma vetëm për disa ditë, të tjerët përjetojnë problemeve të ndryshme, edhe deri disa muaj pas infektimit të tyre. Kjo është bërë e njohur gjerësisht si “Covid-i i zgjatur në kohë”.
Advertisements
Dhe tashmë një studim i ri, ka paralajmëruar se disa pacientë me simptoma të gjata në kohë pas shërimit nga sëmundja, përjetojnë humbje të dëgjimit për muaj me radhë. Studiuesit nga Universiteti Raskin në Angli, vëzhguan problemet e dëgjimit që prekën pacientët e Covid-19, si në një periudhë afatshkurtër, ashtu edhe në atë afatgjatë.
Në studim, ekipi analizoi 3.103 pacientë me Covid-19, që ankoheshin se ishin prekur nga tinitusi, një gjendje që shkakton një zhurmë të vazhdueshme ose gumëzhitje në veshë. Analiza e tyre zbuloi se 40 për qind e pjesëmarrësve, përjetuan një përkeqësim të tringëllimës në veshët e tyre në mesin e infeksionit të tyre me Covid-19.
Advertisements
Dhe ndërsa shumica e pjesëmarrësve kishin zhurmë edhe më herët, një numër i vogël raportuan se kjo gjendje u ishte shkaktuar fillimisht nga zhvillimi i simptomave të Covid-19. Kjo sugjeron se në disa raste zhurma në vesh, mund të jetë një tipar i “Covid-it të zgjatur në kohë.
Dr. Eldre Bukes, që drejtoi studimin tha: “Gjetjet e këtij studimi, nxjerrin në pah ndërlikimet që lidhen me përjetimin e tringëllimës në veshët, dhe mënyrën se si faktorët e brendshëm, si ankthi në rritje dhe ndjenjat e vetmisë, apo edhe faktorët e jashtëm, si ndryshimet në rutinën e përditshme, mund të ketë një efekt të rëndësishëm në këtë gjendje”.
Disa nga ndryshimet e shkaktuara nga Covid-19, duket se kanë pasur një ndikim negativ mbi jetën e njerëzve, përmes shtimit të zhurmës në veshët e tyre. Dhe pjesëmarrësit në këtë studim, raportuan se simptomat e Covid-19 e përkeqësonin, ose në disa raste, madje e fillonin këtë simptomë deri në humbjen e dëgjimit.
Bukes thotë se kjo është diçka që duhet të analizohet nga afër, si nga shërbimet klinike ashtu edhe nga ato mbështetëse. Studimi vjen pak pasi studiuesit nga Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit në SHBA, zbuluan se skuqjet e lëkurës, janë gjithashtu një problem i zakonshëm në mesin e të sëmurëve me “Covid-in e zgjatur në kohë”.
Në studim, ekipi analizoi 990 raste me simptoma të zgjatura në kohë të Covid në 39 vende të botës, dhe zbuloi se pacientët përjetonin simptoma dermatologjike për mesatarisht 12 ditë. Ndërkohë, disa njerëz raportuan probleme me lëkurën deri në 150 ditë nga shërimi.
Dr.Ester Frianm, që drejtoi studimin tha: ”Regjistrimi ynë, identifikoi një nëngrup të mëparshëm të pa raportuar pacientësh me simptoma të gjata në kohë të lëkurës, pikërisht për shkak të Covid-19. Këto të dhëna i shtojnë njohuritë tona se si Covid-19 mund të ndikojë në sisteme të ndryshme organesh, edhe pasi pacientët janë shëruar nga infeksioni i tyre akut. Lëkura mund të jetë një dritare vizuale inflamacioni, të asaj që mund të ndodhë diku tjetër në trup”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!