Këngëtarja australiane Iggy Azalea ka shpërthyer ndaj mbështetësve të Donald Trump në rrjetet sociale duke thënë se ‘urren’ Trump dhe të gjithë ata që e mbështesin, duke përfshirë dhe fansat e saj.
Advertisements
Deklarata e saj e rëndë erdhi pasi ripublikoi një ‘meme’ ku ajo i tregonte Trump gishtin e mesit.
“Kujdes me politikën, Iggy,” e paralajmëronte një nga fansat, të cilit 30-vjeçarja iu përgjigj: “E urrej Donald Trump dhe nëse ti e pëlqen, të urrej edhe ty”.
Por megjithë pikëpamjet e saj të fundit, muzika e Iggy nuk është e dominuar nga politika.
Advertisements
Zhvillimi vjen pasi Iggy publikoi javën që shkoi foton e parë të djalit të saj Onyx.
Iggy shpërndau në rrjet dy foto të vetes duke mbajtur në krahë të sapolindurin, disa orë pasi konfirmonte se është ndarë me babanë e fëmijës Playboi Carti.
Fansat u surprizuan të shihnin Onyx në rrjetet sociale të Iggy, e cila më herët ishte zotuar të mbante private jetën e djalit të saj.
Disa orë më vonë ajo njoftoi se nuk shoqërohet më me Playboi Carti.
“Ajo që po them është se do ta rris djalin vetëm dhe nuk jam më në një marrdhënie shkruan Iggy në Instagram Stories.
Iggy e Carti, emri i vërtetë i të cilit është Jordan Terrell Carter, kanë qenë bashkë prej 2018 në një marredhënie jo-konstante
Ata ishin ndarë edhe dhjetorin e shkuar, kur Iggy shpalli në Instagram se është ‘single’.
Por ata u riafruan disa orë më vonë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!