“S’do merrni shtëpitë, po e morën ata stafetën”/ Rama flet nga Durrësi: Nëse kjo punë ndërpritet këtu, atëherë…

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në qytetin e Durrësit u ka bërë thirrje qytetarëve të prekur nga tërmeti që të mos ndërpresin qeverisjen e Partisë Socialiste, pasi në të kundërt s’do mund ti marrin shtëpitë dhe apartamentet në proces rindërtimi.

Advertisements

Rama ka marrë dhe shembullin e banorëve të përmbytur në Shkodër, ku sipas tij, këta të fundit morën dëmshpërblimet vetëm kur erdhi PS-ja në pushtet.

Advertisements

Kreu i qeverisë tha se zgjedhje e qytetarëve është e thjeshtë më 25 prill, teksa shtoi se opozita e sotme është e njëjta me pushtetin e dikurshëm të Partisë Demokratike.

“Zgjedhja është shumë e thjeshtë sepse s’ka nevojë të mundosh veten e të pyesësh si janë këta po erdhën në pushtet sepse janë po të njëjtët.

S’ka asnjë shans kush që të marrë shtëpinë e re apo apartamentin e ri gjatë vitit që vjen në zonat urbane apo të mund të marrë atë që u takon, në kohë, apo me cilësi, nëse kjo punën ndërpritet këtu dhe u jepet atyre mundësia për të marrë stafetën.

Një numër shumë më i vogël se ata që u prekën nga tërmeti, një përmbytje jo e vogël në Shkodër që la disa mijëra familje të dëmtuara, kjo histori u përmbyll nga ne kur morëm detyrën,

Nëse ne s’do e kishim marrë detyrën ata njerëz s’do i kishin marrë kurrë paratë.

Po të mos kishim marrë ne detyrën, invalidët dhe personat me aftësi të kufizuara s’do i kishin marrë kurrë 40 milionë dollarë.

U desh të vinim ne në detyrë që ata të merrnin paratë dhe që shteti ti jepte atë që u detyrohej. Ata s’mund të na tregojnë një shkollë që kanë bërë me standarde europiane, apo një kopshte apo një çerdhe që mund t’i afrohet sado pak, shkollave kopshteve apo çerdheve që kemi ndërtuar ne”, tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Të vjen keq dhe zor kur e dëgjon Ilir Metën”- Rama hedh poshtë aleancat: S’ka kthim mbrapa me LSI-në, të mbajnë Lulin! PS-në s’e kapin dot
Artikulli tjetër“Nëse ti e pëlqen, unë të urrej”/ Iggy Azalea ndalon mbështetësit e Donald Trump të dëgjojnë muzikën e saj