“Të vjen keq dhe zor kur e dëgjon Ilir Metën”- Rama hedh poshtë aleancat: S’ka kthim mbrapa me LSI-në, të mbajnë Lulin! PS-në s’e kapin dot

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ashpëruar tonet ndaj Presidentit, Ilir Meta teksa tha se marrëdhëniet me të nuk kanë më “kthim mbrapa”.

Advertisements

Shefi i Qeverisë tha sot se Presidenti Meta e ka shndërruar këtë institucion “në qesharak” dhe që i “vjen zor kur e dëgjon”.

Advertisements

Në fjalën e tij, Rama tha se durrsaket dhe shqiptarët i kanë dhënë Ilir Metës më shumë seç i kanë dhëne Ismail Qemali, apo ndonjë figure tjetër.

Për Kryeministrin, e ardhmja politike e PS është e prerë, ai tha s’e ata që mendojnë se duke votuar LSI-në, do “kapin” Partinë Socialiste në bashkëqeverisje, kjo gjë s’do të ndodhë më.

“Çfarë do në Durrës Ilir Meta? Atë që ja kanë dhënë durrsaket Ilir Metës, shqiptarët s’ja kanë bërë as Ismail Qemalit. Është bërë Kryeministër, 30 vjeç, Kryetar Parlamenti, 40 vjeç dhe President 50 vjeç. Çfarë do më Ilir Meta?

Mos do vilën e Zogut, që ta ketë dhe një vilë në majë të kodrës pas asaj që ka në buzë të detit? E ka bërë institucionin e Presidentit, destinacionin më qesharak të arsyes njerëzore, të vjen zor kur e dëgjon. Të vjen keq sa s’ka kur e dëgjon, as armikut si urohet ajo katandisje në atë gjendje, jo më dikujt që është armiqësuar me gjithë dynjanë, por armik se kemi.

Kundërshtar po, do e kemi deri në fund. Dhe u them dhe atyre që mendojnë se duke votuar LSI-në, do kapin PS-në. Mund të mbajnë Lulin, por PS-në s’e kapin dot. Nuk ka më kthim mbrapa”, tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLoredana trazon “ujërat” për bashkëpunimin me Mozzik: Është sekret për momentin
Artikulli tjetër“S’do merrni shtëpitë, po e morën ata stafetën”/ Rama flet nga Durrësi: Nëse kjo punë ndërpritet këtu, atëherë…