Kosova futet në karantinë gjatë fundjavës, ja masat e reja shtrënguese

Rritja e rasteve të koronavirusit në Kosovë kanë bërë që të merren masa të reja shtrënguese.

Advertisements

Siç raportohet, mbyllja do të fillojë prej ditës së sotme dhe do të zgjasë deri ditën e hënë.

Sipas njoftimit do të mbyllen të gjitha subjektet afariste dhe bizneset, qendrat tregtare e rekreative, supermerketet, subjektet që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafeteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 ( e Premte ) deri më datë: 09/11/2020 9 (e Hëne) në orën 05:00.

Advertisements

Masat që pritet të merren:

1. Ndalohet veprimtaria e te gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restoranet, kafiterite dhe të ngashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 ( e Premte ) deri më datë: 09/11/2020 9 (e Hëne) në orën 05:00, përveç:

1.1 Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

1.2 Institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

1.3 Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 të (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë – shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).

1.4 Operatorët ekonomikë dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit.

2. Pezullohen paragrafet 7,8,11,12,13,14,20 e vendimit të qeverisë 01/39 të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMos hapja e negociatave, Gjermania dhe 4 shtete të tjera dalin kundër Shqipërisë, ja kushtet që nuk u përmbushën
Artikulli tjetërAmbasadorja e SHBA-së mesazh sensibilizues për mbajtjen e maskës kundër COVID