Presidenti ja merr këngës me grupin polifonik: S’do lejojmë askënd të na cenoje identitetin tonë kombëtar

Kreu i shtetit, Ilir Meta gjatë vizitës në Bylis ja ka marrë këngës me dy grupet e shquara polifonike të zonës.

Advertisements

Në videon e publikuar nga Presidenti Meta, dëgjohet teksa ai mban iso, kur këndohet kënga “Boria në Hekal ra”.

Në mesazhin e tij, Presidenti thekson se nuk do lejojë askënd të cenoje identitetin tonë kombëtar.

Advertisements

“Sot në Bylisin antik, në një nga kulmet e qytetërimit ilir, me dy grupet e shquara polifonike “Gjergj Arianti” dhe “Bashkimi” ja morëm këngës “Boria në Hekal ra”.

Nuk do lejojmë askënd të na cenoje identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë e vyer kulturore e artistike, që na bën krenar si shqiptarë. Malet tona më të larta!”, thekson Meta

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPS e futi në ‘korniza’, Meta: Kam zero interes për çdo përpjekje puçiste
Artikulli tjetërYuri Kim flet shqip, përcjell një mesazh sensibilizues për qytetarët(VIDEO)