Tërmeti i fuqishem 6.7 ballë, autoritetet lokale evakuojnë banorët nga ishulli Samos, ja arsyeja

Dëmtimi që kanë pësuar shtëpitë dhe ndërtesat në ishullin e Samos, shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm me madhësi 6.7 ballë para disa ditësh, ka detyruar autoritetet lokale të evakuojnë qytetarët e zonës.

Advertisements

Kjo për shkak të frikës se pasgoditjet që po vijojnë, mund të shkaktojnë dëme të tjera në këto ndërtesa dhe t’i rrëzojnë plotësisht.

Sipas një njoftimi emergjent të lëshuar mbrëmë nga Komuna e Samosit Lindor, “e gjithë popullsia po evakuohet në mënyrë të organizuar”, dhe po akomodohen në hotele.

Advertisements

Por, sipas mediave, greke, frika e ngritur nga shkencëtarët është se pasgoditjet mund të arrijnë edhe në lëkundje të forta me magnitudë deri në 6 ballë.

“Ky vendim u gjykua i domosdoshëm për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve nga rreziku i rrëshqitjeve së dherave, lëkundjet e nga shembjet e ndërtesave ose elementeve të tyre gjatë periudhës pas tërmetit. Ky vendim është marrë për shkak të pasgoditjeve, që shkakton rrëshqitje të dheut, por edhe nga frika e një termeti të fortë që sipas shkencëtarëve pritet të arrijë edhe 6 Rihter”, shkruajnë mediat greke.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlas keq debati/ Fico: Të ka marrë malli për Enver Hoxhën, Kokalari nuk i lë gjë pa i thënë: Familja juaj i ka mbajtur pishtarin
Artikulli tjetërKjo është gruaja që që lloi me sqe par në kokë të shoqin, burrit ne gjendje te rende(Emrat)