Joe Biden ka përmbysur rezultatin në shtetin e Georgias, duke kaluar me 917 vota në avantazh, ndërkohë që kanë mbetur edhe shumë pak për t’u numëruar.
Advertisements
Edhe pse presidenti Trump ishte në avantazh të konsiderueshëm, Biden ka arritur të përmbysë rezultatin dhe kështu pret vetëm mbylljen e numërimit për t’u shpallur zyrtarisht Presidenti i 46-të i SHBA.
Georgia ka 16 vota në Kolegj, që do ta çonte Biden në 280 vota Kolegjiale, nga 270 që i duhen, ndërsa mbeten edhe 4 shtete të tjera për t’u numëruar.
Advertisements
Pritet që shumë shpejt të mbyllet numërimi në Georgia dhe Biden të shpallet zyrtarisht presidenti i ri i SHBA.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!