Pak kohë më parë, Fjolla Morina i tha “PO” propozimit për martesë të Fisnik Sylës.
Advertisements
Çifti po e shijon në maksimum dashurinë dhe në rrjete sociale nuk mungojnë dedikimet e shumta për njëri-tjetrin.
Duket se Fisniku është një djalë shumë romantik, i cili përveç dhuratave, i dedikon edhe fjalë të ëmbla partneres së tij.
Advertisements
Së fundmi, ai ka publikuar një foto ku shfaqet krah këngëtares dhe krah saj shkruan:
“Ndonjëherë, dikush vjen në jetën tënde, ta ndryshon jetën krejt papritur, të rrëmben zemrën dhe të ndryshon përgjithmonë”.
Ndërsa Fjolla e ka ripublikuar foton, duke shkruar “përgjithmonë”, shoqëruar me një emoji zemre.
Fjolla dhe Fisniku do të martohen së shpejti, ndaj përgatitjet për dasmën kanë nisur që tani. Pritet që në dasmë të jenë rreth 300 të ftuar, mes të cilëve shumë personazhe VIP, politikanë, biznesmenë dhe këngëtarë.
Ceremonia pritet të mbahet në Prishtinë, por ende nuk ka një datë apo vend të saktë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!