Gara për “çelësat” e Shtëpisë së Bardhë“Zbehen” rezultati i Joe Biden në Arizona, në Nevada kandidatët “kokë më kokë”

Ndërkohë që duket sikur do të fitonte kandidati demokrat për postin e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, numërimet e votave të fundit duket se nuk kanë këtë prirje. Presidenti aktual Donald Trump shpalli fitoren në Pensilvani, një shtet me 20 vota në Kolegjin Zgjedhor.

Advertisements

Çfarë i nevojitet secili kandidat tani në mënyrë që të arrijë 270 votat e kolegjit elektoral që do t’u japë atyre çelësat e Shtëpisë së Bardhë?

Fitorja e Joe Biden në Wisconsin ia ka lehtësuar rrugën. Atij tani i duhen ose thjesht Pensilvania ose dy shtete të tjera në mënyrë që të fitojë. Donald Trump duhet të fitojë në Pensilvani dhe të marrë tre shtete të tjera nëse do të shërbejë edhe katër vjet si President. Sidoqoftë, ekziston një mundësi që rezultati të jetë barazim.

Advertisements

Por, nga të dhënat më të fundit, Trump ka ngushtuar epërsinë në shtetin e Arizonës, i konsideruar si fitues më herët nga ana e demokratëve.

Beteja për 11 votat elektorale vazhdon të jetë e ngushtë, por Trump ka përgjysmuar epërsinë e Biden në këtë shtet.

Biden ka 68.390 vota më shumë se Trump në Arizona, apo 2.4%, ndërkohë që dje epërsia ishte 5%.

Shteti në fjalë ka favorizuar republikanët në çdo zgjedhje që nga viti 1952 dhe aktualisht Presidenti Trump do të duhet të fitojë pjesën më të madhe të votave të mbetura.

Situata paraqitet e tillë edhe në Nevada, ku gara vazhdon të jetë e ngushtë. Kandidatë demokrat kryesor me 0.9 pikë më shumë se rivali i tij republikan.

Edhe pse Nevada fillimisht nuk ishte një shtet kyç për të fituar zgjedhjet në SHBA, po kthehet në një fushë-betejë të madhe midis dy kandidatëve që garojnë për të udhëhequr shteti më të rëndësishëm të botës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëlyshi thërret qenin e madh për mbrojtje, kur macja e ndalon të kalojë në territorin e saj (video impresionuese)
Artikulli tjetërE premte me diell, mësoni si do të jetë moti ditën e sotme