Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përgënjeshtron deklaratat e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe ministrit Arben Ahmetaj, se ndërtimi i shkollës “Sami Frashëri”, do të bëhet me fondet e BE-së. Në një reagim për mediat, delegacioni sqaron se shkolla nuk është pjesë e programit “Eu4 schools” dhe nuk përfiton nga mbështetja e BE.
Advertisements
REAGIMI I BASHKIMIT EVROPIAN:
Shkolla “Sami Frashëri” nuk është pjesë e programit “EU4Schools” dhe nuk do të përfitojë nga mbështetja financiare e BE-së për rimëkëmbjen nga tërmeti. Shkolla nuk është në listën e përfunduar dhe të publikuar të fazës së parë të programit. Po ashtu, nuk është parashikuar ndër institucionet arsimore që do të përfshihen në fazën e dytë. Lista për fazën e parë të programit mund të gjendet në faqen e internetit të UNDP-së, partneri ynë zbatues për programin “EU4Schools”.
Advertisements
PD dhe PS janë futur në një luftë deklaratash për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri” dhe truallin e saj. Jorida Tabaku akuzon Veliajn se nuk ka nisur ndërtimi i shkollës, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se po luhet një aferë për favor të ndërtuesve që janë miq me Veliajn. Por çfarë ka deklaruar më herët Veliaj?
Fakt: Kryetari i Bashkisë deklaroi në shkurt se shkolla do të ndërtohet nga BE-ja. “Lajmi i mirë që na erdhi nga Brukseli dhe nga kryeministri dje ishte që e gjithë shumë që u kërkua u realizua, shkolla Sami Frashëri do të jetë e para që do të përfitojë nga grantet e qeverisë të fituara në Bruksel për bashkinë e Tiranës”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!