E enjtja fillon dhe mbyllet me reshje shiu, mësoni si do jetë moti sot dhe nesër

Pas disa ditëve me mot të kthjellët dhe diell nesër pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike për vendin tonë, moti pritet të nis i vranët që në orët e para të 24-orëshit, shoqëruar me reshje shiu të dobta lokale.

Advertisements

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave dhe lokalisht stuhi afatshkurtër. Në zonën e veriut do të ketë edhe kthjellime ndërsa vranësirat duke nisur nga orët e mbrëmjes fillojnë të shpërbëhen dhe moti dotë jetë kryesisht i kthjellët.

Ditën e Premte rikthehet moti i kthjellët dhe orët me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në pjesën më të madhe të territorit pasi zona e verilindjes mbetet me mot me vranësira mesatare deri të dendura. Këto vranësira do të gjenerojnë reshje shiu të dobta dhe të izoluara në relievet e larta malore të kësaj zone.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Një gjest dashurie për heroin tonë”, ambasada shqiptare në Greqi jep lajmin e mirë për 14-vjeçarin nga Fieri të plagosur gjatë tërmetit. Ja si është gjendja e tij
Artikulli tjetërKa ardhur koha për të marrë vendime të prera, yjet ju favorizojnë/ Horoskopi 5 nëntor 2020