“Një gjest dashurie për heroin tonë”, ambasada shqiptare në Greqi jep lajmin e mirë për 14-vjeçarin nga Fieri të plagosur gjatë tërmetit. Ja si është gjendja e tij

Ambasada Shqiptare, në Athinë ka ndarë një lajm të mirë për vogëlushin shqiptar, që mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm, që goditi ishin grek Samos.

Advertisements

Ambasada ka publikuar një foto të Enriko Manes teksa shihet në shtratin e spitalit i buzëqeshur (edhe pse mban maskë) ndërsa përshëndet.

Sipas ambasadës, Enriko, me origjinë nga Fieri është drejt përmirësimit, ndërsa stafi i këtij institucioni i kanë dhuruar atij një dhuratë simbolike.

Advertisements

“Eriko eshtë drejt përmirësimit, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe pritet që së shpejti t’i kthehet normalitetit.

Mjekët e spitalit janë duke dhënë kontributin maksimal për përmirësimin e tij.

Gjatë vizitës së sotme, stafi i Ambasadës i dhuroi një dhuratë simbolike si një gjest dashurie për heroin tonë Eriko”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakUdhëtim/ Santo Stefano; Fshati i mrekullueshëm italian që ju paguan të jetoni aty (Fotot)
Artikulli tjetërE enjtja fillon dhe mbyllet me reshje shiu, mësoni si do jetë moti sot dhe nesër