Studentët në ditën e dytë të protestës: Të shkojmë në lokale të bëjmë mësim meqë janë hapur. Pedagogia: Më kërc ënoi Edi Rama

Studentët vijojnë të protestojnë sërish përballe Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë që mësimi të zhvillohet në auditore si dhe përgjysmimin e tarifave.

Advertisements

Ata kërkojnë që të zhvillojnë mësim më bare dhe restorante meqënëse ato janë hapur dhe universitetet jo.

‘Duam që seminaret të zhvillohen në auditore, leksionet ti bëjmë online. Presim të dalim nesër në jetë, po diplomohemi në shtëpi. Baret dhe restorantet janë hapur, univerisitetet janë mbyllur, kjo është absurde. Të shkojmë në lokale të bëjmë mësim meqë ato janë hapur. Autonomia e universitetetve është shkelur.’- shprehen studentët.

Advertisements

Atyre iu janë bashkuar dhe pedagogë të universiteteve të Tiranës, e një prej tyre ka deklaruar se është kërcënuar nga kryeministri Rama.

‘Jam kërcë nuar personalisht nga Edi Rama dhe sot jam këtu, o sot o kurrë’- shprehet pedagogia e cila ishte e pranishme në protestë dhe ditën e djeshme.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta. Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAr matosja e Serbisë nga Rusia, reagon Ministria e Jashtme e Kosovës: Dyshojmë se …
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e sotme, 4 Nëntor 2020