Greqia merr MASA ekstreme për Selanikun, izolohet qyteti, del nga shtëpia vetëm me SMS

Greqia ka marrë masa të reja për Selanikun, pasi ka shënuar një numër të lartë të infektuarish gjatë ditëve të fundit.

Advertisements

Mediat greke bëjnë me dije se qyteti i Selanikut do të izolohet dhe se qytetarët do të mundin të dalin nga shtëpia vetëm me sms.

Shkollat do të jetë të hapura dhe të gjithë që duan të dalin nga shtëpia do të lejohen të dalin vetëm për arsye shëndetësore dhe duhet që lëvzja e tyre të konfirmohet me një sms.

Advertisements

Sakaq, qyteti është izoluar totalisht, pasi nuk lejohet që të dalësh apo të futesh në Selanik. Masat do të jenë në fuqi nga nesër për 14 ditë dhe më pas do të vijohet në bazë të numrave të të infektuarve.

Ishte ministri i Shëndetësië, Vassilis Kikilias që ka njoftuar masat e reja.

‘Do të vendoset një bllokim lokal, në Njësitë Rajonale të Selanikut dhe Serres , nga ora 6 e mëngjesit, nesër e martë, 3 nëntor 2020, për 14 ditët e ardhshme. Shkollat do të qëndrojën të hapura, për të dal nga shtëpia do të dërgoni sms, siç funksioni edhe në fillim të pandemisë. Udhëtimi lejohet për arsye shëndetësore dhe punë’, tha Kikilias.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Shkarravina”/ Ori Nebijaj nuk tërhiqet pas sherrit me moderatoren
Artikulli tjetër“Keni një kurth para”, Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë horoskopi