Flet Sali Berisha, zbulon si e ka pritur vendimin e Jozefina Topallit për të krijuar lëvizjen e re politike

Ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha ka shprehur mendimin e tij lidhur me krijimin e lëvizjes së re politike nga ish-numri dy i PD, Jozefina Topalli.

Advertisements

Berisha tha se këtë lëvizje të re e ka marrë vesh nga mediat dhe nuk kishte asnjë dijeni. I pyetur nëse lëvizja e Topallit e dëmton PD-në, Berisha theksoi se çdokush ka të drejtë të zgjedhë.

Pjesë nga biseda:

Advertisements

Gazetarja: A kishit dijeni për krijimin e lëvizjes së re politike të Jozefina Topallit?

Berisha: Nuk kam patur dijeni e kam marr vesh nga mediat. Çdo njeri ka të drejtë të bëjë zgjidhjen e tij. Jozefina Topalli në dijeninë time ka patur të drejtën e kandidimit i ëhstë ofruar, dhe siç kam parë nga mediat ajo ka refuzuar të kandidojë në forumet e PD, ajo ka bërë zgjedhjen e vet duke krijuar një lëvizje.

Gazetarja: A e dëmton kjo PD?

Berisha: Thelbi i filozofisë së njeriut të lirë është zgjedhje. Çdo njeri ka të drejtën e zgjedhjes, pastaj se cilat janë pasojat e zgjedhjes është përgjegjës vetë ai që zgjedh.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“S’ka gjë më të dhimbshme se sa të mos i urosh ditëlindjen”, Basha flet hapur dhe tregon historinë me të atin
Artikulli tjetër“Shkarravina”/ Ori Nebijaj nuk tërhiqet pas sherrit me moderatoren