“Zaho, si e bën mësimin?”/Studentët të revoltuar me Ramën dhe Veliajn: Na dërgoi dhe një palo urim zotëria e tij

Disa studentë kanë djegur kartën e studentit në shenjë revolte, duke e quajtur si të pavlerë dhe që të pamjaftueshme për të përballuar kostot e arsimimit. Njëra nga studentet e pranishme në protestë, bëri thirrje që të rishikohen edhe kushtet e transportit publik.

Advertisements

“Është turp për Shqipërinë që jemi ende në këtë situatë. Transporti publik, është plot, urbanet janë plot. Shtoni autobusët, ju e dini si mund ta zgjidhni. Shpëtoni të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Alternoni mësimin online.”-tha ajo.

Një tjetër student, teksa po denonconte kushtet e vështira në të cilat bëjnë mësim studentët, tha se më e pakta gjë që iu duhet tani studentëve është“urimi i Veliajt”.

Advertisements

“Kur unë prisja kur nis mësimi online, marr një urim nga Erion Veliaj, që i vika keq zotërisë së tij, që ne do të rrimë online. Është turp, turpi më i madh i Shqipërisë që lini baret dhe kafet hapur dhe mbyllni universitetet dhe dërgoni një palo urim. (Studenti lexon letrën e Veliajt). -tha ai.

Ndërsa një tjetër studente tha se nuk ka mundësi ekonomike për të vazhduar mësimin online, ndërsa pyeti kryeministrin për djalin e tij të vogël, Zahon.

“Zaho si e bën mësimin? Online e bën Zaho? Ne s’kemi ta paguajmë as interesin. Ai luan të kuqe të zezë me fatin tonë, dilni protestoni për të drejtën tuaj. Fëmijët e deputetes, dhe ministres a e bëjnë online? Po, le ta bëjnë, ata kanë ta paguajnë. Ne nuk kemi lekë t’a paguajmë”-tha një tjetër studente.

Studentët e UT dhe fakulteteve të tjera kanë dalë sot në protestë. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Ndërkohë që sot, starton dhe viti i ri akademik, 2020-2021, ku për herë të parë, do të ndjekin fakultetin 21 mijë studentë të rinj.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta. Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDalin pamjet, ja çfarë bëjnë të rinjtë në Greqi pasi qeveria njoftoi izolimin e ri
Artikulli tjetërKombëtarja merr lajmin e keq per Odise Roshin në ndeshjet e nëntorit