Kufizimet e reja të ashpra dhe masat për të frenuar përhapjen e koronavirusit në Greqi nuk i kanë ndalur të rinjtë grek të mblidhen së bashku dhe të festojnë, pa e vr arë mendjen për rregullat dhe atë që po ndodh me të infektuarit në spitale.
Advertisements
Mediat greke kanë publikuar pamje nga turmat e të rinjve të mbledhur në klube në Athinë dhe Patra.
Pavarësisht thirrjeve të shoqatës së tyre, disa pronarë lokalesh në Patra vazhdojnë të mbledhin të rinjtë që festojnë pa asnjë masë mbrojtëse.
Advertisements
Të Dielën në mbrëmje në një klub në qendër të qytetit Akeas, siç shihet në video, të rinjtë kërcenin në turma sikur të mos kishte pandemi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!