Zgjodhi imazhin e Jennifer Lopez, mediat e huaja shkruajnë për Luana Vjollcën

Javën që lamë pas, Luana Vjollca u shfaq në emisionin e saj e veshur si Jennifer Lopez, me rastin e festës së Halloween-it.

Advertisements

Ajo ishte veshur dhe ishte lyer njëlloj si këngëtarja me famë botërore.

Për këtë look, Luana shpenzoi plot 10,650 euro, përfshirë fustanin dhe këpucët.

Advertisements

Por duket se moderatorja ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja, pasi një revistë në Azerbajxhan, i ka kushtuar një artikull.

Këtë e ka zbuluar vetë Luana, me anë të një postimi në Instastory.

“Magazine e cilit shtet është kjo dhe çfarë ka shkruar”,- shkroi ajo krahas fotos.

Revista në fjalë, ndër të tjera shkruan:

“Fotografia e modeles me një fustan jeshil ‘Versace’ tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Megjithatë, përpara Luanës, këngëtarja me famë boëtrore, Jennifer Lopez, e veshi për herë të parë fustanin ikonë ‘Versace’ në vitin 2000, për çmimet ‘Grammy’. Jennifer ndryshoi fustanin dhe u shfaq sërish pas 20 vitesh në sfilatën e ‘Milan Fashion Week’”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Hiqini mor ato kapele, a keni fëmijë si ne?”, studentët ngrihen në protestë para MASR, thirrje efektivëve të Policisë
Artikulli tjetërMasa të rrepta nga sonte, Selaniku në alarm, ministri i Shëndetësisë: Ja çfare na kanoset