Tërmeti në Turqi/ 83 të vde kur e 962 të pla gosur, vijojne kerkimet

Shkon në 83 numri i jetëve të humbura të tërmetit në Izmir të Turqisë.

Advertisements

Deri më tani 962 janë pla gosur dhe 33 mijë e 434 persona kanë ngelur pa shtëpi. Tashmë puna ka mbaruar në 11 ndërtesa dhe vazhdon ende në 6 ndërtesa nga ekipi i kërkim-shpëtimit. Deri më tani Turqia është përballur me 1148 pasgoditje

Kuzhina lëvizëse dhe çadra janë vendosur në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit. Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.

Advertisements

Tërmeti i 30 tetorit e kishte epiqendrën në Detin Egje, në një thellësi prej 10 km shumë pranë ishullit grek të Samosit, por numrin më të madh të vi ktima dhe dëmet materiale i shkaktoi më shumë në Izmirit të Turqisë. Në ishullin grek të Samosit, me rreth 45 mijë banorë, humbën jetën dy adoleshentë e u plagosën tetë persona të tjerë, ndërsa pati dhe një mini-tsunami.

Top Channel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBasha i shqetësuar për gjendjen e të sëmurëve me COVID, kreu i PD: Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë
Artikulli tjetërNdërron jetë nga COVID-10 kuzhinieri i njohur shqiptar, miqtë dhe kolegët prekin me dedikimet e tyre