U shtrua në spital para disa ditësh, ndahet nga jeta aktori i njohur italian, shumë i dashur edhe për publikun shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e artit. Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare aktori i njohur italian Gigi Proietti.

Advertisements

Proietti, i cili do të festonte 80-vjetorin me 2 Nëntor, ishte shtruar në spital prej disa ditësh pasi shfaqi probleme me zemrën, por gjendja e tij u përkeqësua të Dielën.

Mjeshtri i kinemasë, teatrit dhe televizionit, me mbi 50 vite karrierë ka interpretuar në 33 drama, 42 filma, 51 shfaqje teatrore, 37 prej të cilave si regjisor, si dhe ka regjistruar 10 albume si solist dhe drejtuar 8 opera.

Advertisements

Ai bëri debutimin e parë në moshën 14 vjeç si një shtesë në ” Il nostro campione”, një film nga Vittorio Duse nga 1955. Disa vjet më vonë, në 1964, ai luajti “”Se permettete parliamo di donne” nga Ettore Scola. Tre vjet më vonë ai u pikas nga Tinto Brass, për herë të parë si aktor kryesor në L’urlo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShenjat e horoskopit që kanë frikë të bien në dashuri
Artikulli tjetërBasha i shqetësuar për gjendjen e të sëmurëve me COVID, kreu i PD: Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë