Aktori i njohur i humorit Koço Devole futet në intubim, ishte pozitiv me COVID-19

Aktori i njohur i humorit, Koço Devole, i diagnostikuar me Covid-19, është vendosur ditën e sotme në intubim.

Advertisements

Burime të Panorama.al konfirmojnë se gjendja e aktorit të njohur është përkeqësuar.

Ai po trajtohej pranë Spitalit Infektiv, ndërkohë që burime të Panorama.al bëjnë me dije se ai ishte negativizuar nga koronavirusi, por situata e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Advertisements

Mësohet se Koço Devole vuante dhe nga një tjetër sëmundje e rëndë. Ai ishte diagnostikuar edhe me tumor.

Infektimi me Covid-19 duket se i ka shkaktuar pasoja të rënda aktorit të madh, duke detyruar mjekët ditën e sotme ta trajtojë me respirator.

Ditën e sotme referuar përditësimit të fundit të situatës nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se vendi ynë ka arritur një tjetër rekord infeksionesh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 327 persona të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën nëntë persona.

Ndërsa aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 293 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakErvini e ‘provokon’, Lei bie ‘pre’/ Flet për partnerin…
Artikulli tjetërDj i pasur trondit martesën e Marina Vjollcës, Getoar Selimi në hall me fiksimin e muzikantit për gruan e tij