Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar reagimin e Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi, i cili i tha Ramës se do të ishte e matur që të priste opinionin e Venecias para rivotimit në Kuvend. Meta tha se shpreson që të kenë durim për këshillat e sinqerta dhe premton se pas zgjedhjeve të 25 prillit, kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE do të plotësohen rrufeshëm.
Advertisements
Reagimi i Metës
Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta.
Advertisements
Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten. Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.
Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe sëbashku!
Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!