Opsioni i ri në Whatsapp jep “zgjidhjen” për bisedat e bezdisshme

Tashmë me opsionin e ri të Whatsapp, nuk do të ketë më njoftime nga bisedat e grupeve ku jemi kyçur dhe që nuk na interesojnë. Me këtë opsion të ri, Whatsapp i ka shpëtuar të gjithë nga bezdisjet dhe “dhimbjet e kokës”.

Advertisements

Whatsapp ka vendosur të mbyllë bisedat e padëshiruara përgjithmonë, duke prezantuar një mundësi të re për të liruar përdoruesit nga trillet e padobishme të smartphonëve.

Pra nuk do të ketë më biseda grupesh që nuk na interesojnë, por nga të cilat do të ishte problematike ose të paktën e vrazhdë të largohesh, as nga ai i njohur që mbush kontaktet e tij me foto dhe video pak a shumë qesharake.

Advertisements

Deri më sot nëse do dëshironit të heshtni një bisedë, mund të zgjidhni kohëzgjatjen midis tre opsioneve: heshtni atë për tetë orë , për një javë ose për një vit. Në orët e kaluara, megjithatë, WhatsApp ka postuar në Twitter një imazh që tregon një ndryshim në opsionin e tretë: në vend të “një viti”, ekziston opsioni “përgjithmonë”.

Ndërhyrja bëhet për një afat të pacaktuar. Përdoruesi, siç është tashmë rasti, megjithatë mund ta rimendojë atë, dhe në çdo kohë mund të riaktivizojë njoftimet e bisedës së heshtur.

Risia me sa duket është në fazën e shpërndarjes dhe do të arrijë në dispozicion të përdoruesve me azhurnimet e radhës të aplikacionit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSot u çlirua nga ‘kampi i ferrit’, kush është Floresha Rasha, gruaja e Diamantit që punonte si shpërndarës picash por u vra me snajper, ëndërronte të shihte zbritjen e Imam Mehdiut në tokë, i ati tronditi në gjyq: Më erdhën 4 mijë vetë për të më uruar, im bir është hero
Artikulli tjetërDeputetët holandezë ‘gozhdojnë’ me pyetje homologët shqiptarë: Krimi, korrupsioni, Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi, çfare na thoni per to?