U shemb në tokë pak para se të hynte në intervistë dhe v diq rrugës për në spital, reagon e pikëlluar Merkel

Ka humbur jetën në mënyrë të papritur, Thomas Opperman, nënkryetari i parlamentit gjerman, në moshën 66 vjeçare. Vd ekja e tij u raportua gjithashtu nga transmetuesit RTL dhe NTV, të cilët thanë ”se ai humbi jetën, ndërsa po intervistohej nga transmetuesi ZDF dhe u dërgua në spital”.

Advertisements

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil theksoi në Tëitter se ”lajmi për vd ekjen e Oppermann e mbushi atë me një trishtim të madh”.

Nënkryetari i Bundestag-ut dhe politikani i Partisë Social-demokrate (SPD) kishte njoftuar në fund të gushtit se ai nuk do të garonte për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Advertisements

“Pas 30 vitesh si përfaqësues i parlamentit rajonal të Saksonisë së Poshtme dhe Bundestag-ut, tani është koha e duhur që unë të bëj diçka tjetër përsëri dhe të filloj projekte të reja”, tha ai në atë kohë.

Për ndarjen nga jeta të Opperman ka reaguar dhe kancelarja Angela Merkel, e cila tha se ishte “tro nditur dhe trishtuar nga vd ekja e parakohshme e Thomas Oppermann”.

“Unë e kam vlerësuar atë për shumë vite si një partner i besueshëm dhe i drejtë në koalicionin e madh”, tha ajo në një deklaratë. “Si nënkryetar i Bundestagut gjerman, ai i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm parlamentit tonë në kohë të trazuara.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBabai i gazetarit me Covid, Basha: Ia morën tamponin pas 6 ditësh, kur shkoi në spital i kishte mushkëritë 75% të dëmtuara
Artikulli tjetër“Mezi pres rastin e parë me COVID-19”, infektohet me koronavirus ekspertja e ISHP-së. Ja si paraqitet gjendja e saj