Babai i gazetarit me Covid, Basha: Ia morën tamponin pas 6 ditësh, kur shkoi në spital i kishte mushkëritë 75% të dëmtuara

Kreu i PD Lulzim Basha ka thënë se babai i një gazetari, i prekur me Covid-19, ka pritur 6 ditë që t’i bëhej tamponi. Sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend në Europë me numrin më të ulët të testeve.

Advertisements

Më tej, Basha u shpreh se kur babai i gazetarit kishte shkuar në spital, 75% të pulmoneve i kishte të dëmtuara.

“Pak para se të vija këtu jam informuar se një pacient ka pritur 6 ditë për t’ju bërë tamponi. Informacioni më ka ardhur nga një kolegu juaji sepse i sëmuri ishte babai i tij. Pas 6 ditës kur ka shkuar në spital, është evidentuar se 75% e pulmoneve ishin të dëmtuara. Njerzit po marrin borxh, pacientët po zhyten në borxhe për pakteën e ilaçeve. Ata e kanë të pamundur të paguajnë paketën minimale prej 600 mijë lekësh”, tha Basha.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTopalli drejt krijimit të partisë së saj, gazetarja Sonila Meço tregon prapaskenat e “partive të reja” 5 muaj para zgjedhjeve
Artikulli tjetërU shemb në tokë pak para se të hynte në intervistë dhe v diq rrugës për në spital, reagon e pikëlluar Merkel