Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, në një seancë parlamentare foli për marrëveshjen e Greqisë dhe Shqipërisë për të çuar çështjen e detit në Hagë. Gjatë një momenti replike me kreun e opozitës Aleksis Tsipras, Mitsotakis u shpreh se Greqia ka në parim një marrëveshje me Shqipërinë për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare për Zonat Ekonomike Ekskluzive në lidhje me çështjen e detit Jon. Ndër të tjera Mitsotakis tha se zgjerimi me 12 milje është një e drejtë sovrane e Greqisë dhe nuk mund të kundërshtohet.
Advertisements
Mitsotakis u shpreh:
Ju nuk arritët një marrëveshje për zonat ekskluzive ekonomike me Italinë dhe Egjiptin. Vendi aktualisht ka një marrëveshje të nënshkruar për demarkacionin gjeografik me Italinë. Është e vështirë të negociohet marrëveshja e pjesshme e demarkacionit me Egjiptin. Dhe në parim ka një marrëveshje me Shqipërinë për të referuar çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike në Hagë pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale. Kam dëgjuar shumë për sovranitetin dhe të drejtat sovrane. Më lejoni të sqaroj edhe një herë: E drejta për të zgjatur 12 milje është një e drejtë e njëanshme e patjetërsueshme e vendit. Nuk diskutohet, nuk kushtëzohet. Qeveria Demokracisë së Re ishte e para që e bëri këtë, duke filluar në Jon. Dihet gjithashtu pse ujërat territoriale në Egje nuk janë zgjatur nga asnjë qeveri. Kjo nuk do të thotë që vendi nuk ka të drejtë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements