Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që mosmarrëveshjet për çështjen e detit t’i zgjidhin në Hagë.
Advertisements
Kjo qasje u mësua nga vizita që pati në Tiranë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, i cili krahas kësaj, u shpreh optimist edhe për heqjen e ligjit të luftës.
Tema kryesore, e cila tashmë është kthyer në vëmendjen e debatit publik lidhet me atë se cili shtet do të dalë fitues në “betejën” e Hagës? Studiuesi i njohur Agron Alibali i tha Euronews Albania se dakordësia e arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë për ta çuar çështjen e detit në Hagë është një hap i mirë në parim, ku shtoi se kjo ndikon në uljen e ngarkesave emocionale mes dy vendeve.
Advertisements
Ai theksoi se në këtë proces nuk do të ketë humbës. Studiuesi Alibali shprehet se praktika ndërkombëtare ka dëshmuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dhënë vendime të drejta, të bazuara sipas parimeve të Konventës së Detit.
“Kam mendimin se zgjidhja e rënë dakord në parim nga të dyja palët është hap pozitiv dhe duhet përshëndetur. Palët kanë mbi 12 vjet që negociojnë dhe mosmarrëveshjet gjatë kësaj periudhë nuk u zgjidhën dot. Praktika ka treguar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund të përcaktojë kufijtë detarë të drejtë, objektivë dhe të ndershëm, në përputhje me Konventën e Detit.
“Kam mendimin se të dyja palët fitojnë, sepse arritja e një kufiri të drejtë është thelbësor për paqen dhe fqinjësinë mes dy vendeve. Dërgimi i çështjes në Hagë i largon ngarkesat e tepërta emocionale. Greqia ka të drejtë që të zgjerojë detin deri në 12 milje, aty ku kjo nuk cenon interesat e shteteve fqinje”, tha ai.
Ai komentoi edhe çështjen e heqjes së ligjit të luftës, që Greqia ka caktuar për Shqipërinë dhe ministri grek e cilësoi si “anakronizëm”.
“Heqja e ligjit të luftës është detyrim i pa përmbushur i palët greke. Shfuqizimi i këtij ligji ka qenë kusht nga Shqipëria për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”, tha ai./euronews
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!