Debati që Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka ndezur në media po vazhdon akoma. Reagime dhe diskutime të shumta, janë hapur pas publikimit të disa fotografive të saj ku duket e veshur vetëm me një xhaketë të zezë, pa reçipeta dhe pa bluzë poshtë. Dekolteja e hapur e Kryeministres bukuroshe, 34 vjeçare të Finlandës, u botua në kopertinën e revistës kryesore të modës Trend në vend.
Advertisements
Sidoqoftë, pas shpërndarjes së fotografisë së saj në llogarinë e revistës në Instagram, zgjedhja e veshjes së politikanes u quajt ‘e papërshtatshme’ nga disa përdorues të mediave sociale.
Edhe pse Kryeministrja dukej e mahnitshme me xhaketë e dekolte të hapur, kritika të shumta erdhën për të duke e diskutuar faktin se është një lidere dhe përzgjedhjen për veshjen e saj.
Advertisements
Gjithsesi përballë kritikuesve, mbështetësit e saj në rrjete sociale u mblodhën shumë shpejt së bashku duke nxjerrë edhe hashtagun #iamwithsanna dhe duke shpërndarë fotografi të tyre të ngjashme me ato të Kryeministres.
Kjo nuk është hera e parë që ka reagime të ndryshme kundrejtë saj, pasi ajo kishte publikuar foto të ngjashme herë pas here në Instagram. Marin, më parë kishte ndarë gjithë udhëtimin e saj të shtatzanisë, duke nxjerrë barkun e rrumbullakosur si dhe fotografi modeste të gjidhënies.
Duket se Kryeministrja e Finlandës është një politikane e duhur për “gjeneratën e Instagram”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!