Mbyllet kopshti, shkak Covid-i/ Elbasan, edukatore e sanitare janë infektuar

Me vendim të Bashkisë së Elbasanit është mbyllur kopshti nr.8 në Elbasan, saktësisht në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, pasi 18 punonjëse të këtij kopshti, edukatore e sanitare kanë rezultuar të prekura me Covid-19.

Advertisements

Dy ditë më parë u identifikuan të prekura 2 punonjëse të këtij kopshti, ndërsa në 24 orët e fundit rezultuan të prekura dhe 6 të tjera duke bërë që bashkia të marrë masa për ta mbyllur këtë kopësht.

Edhe pse janë marrë masat për të dezinfektur ambientet e kopshtit, dhe për të mos lejuar përkeqësim të situatës, kopshti do të qëndrojë i mbyllur deri në stabilizim të situatës që të mos ketë përhapje të mëtejshme të infeksionit.

Advertisements

Në Bashkinë e Elbasanit në 24 orët e fundit kanë rezultuar të prekur 18 persona, ndërsa në zyrën vendore arsimore deri tani janë prekur 21 mësues me Covid-19. Ata janë zëvendësuar dhe mësimi vijon normalisht, ndërkohë që gjendja shëndetësore e mësuesve paraqitet e qëndrueshme dhe e mirë. Ata janë të karantinuar në banesat e tyre dhe nuk do të kenë mundësinë t’i rikthehen mësimit deria të rezultojnë të shëruar nga Covid-19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBasha i përgjigjet Ramës: Në gropën e zezë ku je futur nuk do ta marrësh dot Shqipërinë me vete. Ora e gjykimit po afron!
Artikulli tjetërKryeministria del pa reçipeta, debati mes kritikuesëve dhe mbështetësve bëhet viral