Princ Leka dhe Elia Zaharia bëhen prindër për herë të parë. Mëngjesin e kësaj të enjteje, çifti mirëpritën fëmijën e tyre të parë, e cila është një vajzë që do të mbajë emrin Geraldinë.
Advertisements
Lajmin e konfirmoi zyrtarisht Familja Mbretërore dhe Princ Leka e shpërndau në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.
Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, thuhet në njoftim.
Advertisements
Njoftimi Zyrtar i shpërndarë nga Princ Leka:
Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30.
Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjeksor.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!