Turqia eksporton ar më në Shqipëri/ Për çfarë përdoren ato dhe pse pala turke pretendon se janë superiore

Një firmë e industrisë së mbrojtjes me qendër në Turqinë e Jugut që ka prodhuar sisteme anti-dron për forcat turke të sigurisë, duke përfshirë një sistem paralajmërimi të hershëm për të adresuar kër cënimet e shumta nga mjetet ajrore pa pilot (UAV), ka eksportuar sistemet e saj lokale në Katar dhe Shqipëri.

Advertisements

“National War Technologies Defense Systems Inc”, me qendër në provincën jugore të Antalias, ka punuar në projekte anti-dron për rreth 25 vjet.

Të dyja vendet u bënë të parët që blenë produktin e kompanisë nga jashtë, ndërsa zyrtarët e kompanisë thanë se ka negociata në vazhdim me vendet e tjera në përputhje me lejet e dhëna nga Industria Kombëtare e Mbrojtjes.

Advertisements

Bekir Yalçın, koordinator i kërkimit dhe zhvillimit (R&D) i firmës, i tha Anadolu Agency (AA) të mërkurën se kompania po prodhonte bllokues dhe filloi të prodhonte sisteme anti-dron në përputhje me kërkesat e Forcave të Ar matosura Turke (TSK).

Sistemet kishin për qëllim kryesisht të përdoren kundër dronëve që mbanin dr ogë, bo mba ose lloje të tjera të substancave të ndaluara me qëllim krijimin e terrorit, veçanërisht në zona të mbushura me njerëz.

Yalçın tha se produkti i tyre me emrin “IHAMAX” i cili u eksportua në të dy vendet në fjalë ishte projektuar kundër kër cënimeve të dronëve dhe është superior ndaj kolegëve të tij në shumë fusha.

Pajisja portative 3 deri në 4 kilogramë siguron mbrojtje lineare dhe rrethore. Mbrojtja rrethore lejon veçanërisht zgjidhje efektive kundër kër cënimeve të dronëve. IHAMAX është efektiv deri në 2 kilometra larg, në varësi të kushteve gjeografike dhe lidhjes së tij me qendrën e komandës.

“Ka tipare shumë më të larta se sa produktet ekuivalente. Është një aparat i rëndë mesatarisht 3-4 kilogramë, mund të bartet nga një person. Produktet ekuivalente barten nga më shumë se një person. Bateria e lëvizshme dhe e ndryshueshme e bën pajisjen tonë superiore”, u shpreh ai.

Koha e punës së pajisjes është 60 deri në 80 minuta si dhe deri në 30 ditë mund të qëndrojë në “stand by”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAsnjë gjurmë nga zh dukja e 19-vjeçares shqiptare, ja ku janë përqendruar hetimet. Familjarët të dëshpëruar i kërkojnë të kthehet
Artikulli tjetërParalajmërimi i ekspertit britanik: Nëse nuk mbyllemi tani, ja cdo ndodhe për Krishtlindje