Erdogan: Brenda dy javësh fillon testimi te njeriu për vaksinën turke ndaj Covid-19

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri deklarata pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial.

Advertisements

Duket se punimet për vaksinën vendore kundër koronavirusit të tipit të ri Covid-19 brenda dy javësh do të kalojnë në fazën e testimit tek njeriu”, tha Erdogan.

Ai theksoi se në punimet e vaksinës në botë janë shënuar zhvillime të rëndësishme për zbatueshmërinë në Turqi dhe bëri të ditur se brenda dy javësh punimet për vaksinën vendore turke do të kalojnë në fazën e testimit tek njeriu.

Advertisements

Kreu i qeverisë turke bëri të ditur se shpresojnë që deri në fund të vitit të hidhen hapa konkrete në këtë fushë.

“Synimi ynë është që deri në pranverë të kemi zgjidhur plotësisht çështjen e vaksinës”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakStudimi i ri: Malet e Plutonit të mbuluara me metan të ngrirë, jo me akull
Artikulli tjetërTë sfidosh jetën! FOTO fantastike/ Njerëzit që nuk ndalojnë kurrë së qeshuri