Policia italiane ka vënë në pr anga 3 persona, një italian dhe dy shqiptarë të kapur me sasi të mëdha kok aine dhe para ‘cash’.
Advertisements
Dy prej të ar restuarve janë me origjinë nga Shqipëria. Gjatë operacionit policor u sekuestruan 26.5 kg kok ainë e pastër, 75,000 euro të siguruara nga aktiviteti i paligjshëm, peshore dhe dokumente false, raporton newsbomb.al.
Policia italiane zhvilloi një kontroll në shtëpinë e 23-vjeçarit shqiptar ku iu gjetën 40 mijë euro ‘cash’. Më pas policia nisi të hetonte për origjinën e këtyre parave duke arritur të bjerë në gjurmët grupit të trafikantëve, të cilët po bëheshin gati të largoheshin nga shtëpia, pasi ishin paralajmëruar për kontrollin nga policia.
Advertisements
“Unë hyra gabimisht”, kështu e justifikoi veten shqiptari tjetër, i cili u gjet në shtëpi.
Policët zbuluan në shtëpinë e tyre një karrocë të fshehur pas një vendi në dhomën e gjumit, me 26.5 kg kok ainë.
Shitja e dro gës do t’u sillte një fitim prej 3 milion eurosh. Traf ikantët e dro gës u shoqëruan për në komisariat dhe pritet që të përballen me drejtësinë. /Newsbomb.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!