“The wolf of Wall Street” bëhet realitet! Call Center në Beograd zhvat mijëra persona, fiton më shumë se 200 milionë euro, ja skema e mashtrimit

Filmi “The wold of Wall Street” ka qënë inspirim për një call center në Belograd. Aleksandae Ignjatoviç ka zbuluar për policinë gjermane se nje Call Center në Beograd është i përfshirë në një mashtim me vlerë mbi 200 milion euro, ku njerëz në të gjithë Evropën investonin para në një biznesë që nuk egzistonte.

Advertisements

Në dhjetor 2018, Aleksandar Ignjatoviç thirri policinë kriminale në qytetin gjerman të Wiesbaden dhe u tha atyre se ai kishte informacion në lidhje me një CallCenter nga Serbia dhe Bullgaria që mashtrojnë dhjetëra mijëra qytetarë në të gjithë Evropën Perëndimore, duke u kërkuar atyre që të investojnë kursimet e tyre në një biznes inekzistente në internet. Ai tha se ishte i gatshëm të dëshmonte për këtë, me kusht që të garantohej siguria e tij dhe e familjes së tij.

Dy muaj më vonë, në shkurt 2019, Ignjatoviç u takua dy herë me oficerin e ndërlidhjes në ambasadën gjermane në Beograd dhe i dha atij një fletore me vëzhgimet e tij, datat e rëndësishme dhe ngjarjet që mund të përdoren si prova.

Advertisements

Ignjatoviç, i cili ka lindur në Dusseldorf, udhëton në Gjermani në mes të korrikut dhe i jep një deklaratë 50 faqesh një ekipi policie të specializuar në krimin kibernetik, duke detajuar mashtrimin pas një grupi izraelitësh që hapën kompani në Beograd dhe Sofje.

Më 11 shkurt 2020, Ignjatoviç u gjetë i vdekur në një dhomë hoteli në Sofje, disa muaj para se jepte dëshminë kryesor në gjyq. Shkaku zyrtar i vdekjes u deklarua problemet e zemrës.

Dëshmia e tij, megjithatë, ndihmoi në zbulimin e një mashtrimi me vlerë të paktën 200 milion euro. Izraeliti Gal Barak (33), në kompanitë e të cilit punonte Ignjatović, u dënua më 1 shtator me katër vjet burg për krimin e mashtrimit dhe pastrimit të parave.
Ndërsa policia në Austri dhe Gjermani ka hetuar këtë lloj mashtrimi për vite me radhë, mbetet e paqartë nëse autoritetet në Serbi po bëjnë të njëjtën gjë, e cila ngre dyshime se ky biznes i paligjshëm gëzon mbrojtjen e disa elementeve në vend. Sipas BIRN, policia serbe nuk kontaktoi familjen e të ndjerit Ignjatović, si dhe drejtorin dhe avokatët e ndërmarrjeve të Barak.

Gjithashtu një burim i BIRN ka thënë se të paktën 300 izraelitë në të njëjtën kohë kanë aplikuar për leje pune në Serbi dhe se letrat e tyre janë “rregulluar” nga disa nga avokatët më të fuqishëm nga Beogradi dhe Novi Sad, të cilët janë të njohur për afërsinë e tyre me njerëzit në pushtet. Një pronar i qendrës së thirrjeve, i cili dëshironte të mbetej anonim, i tha BIRN se “marrja e lejeve për këtë biznes është po aq kërkuese sa hapja e një banke”.

Ignjatović i tha policisë gjermane se në mes të vitit 2019, kishte rreth 15 CallCenter në Beograd nën kontrollin e një grupi izraelitësh, ndërsa kishte 60 në Sofje. Një punë në të cilën shpenzohen qindra miliona euro të parave të fituara në mënyrë të paligjshme nuk mund të bëhet pa mbrojtjen e dikujt. Kjo është një punë që nuk mund të mbetet pa u vërejtur, thotë një burim tjetër i BIRN pranë punës.

Ndryshe nga Ignjatoviç, punonjës e tjerë të qendrës së thirrjeve nuk ishin të përgatitur të flasin për atë që panë në vendet e tyre të punës.

“Nuk dua të shkatërroj industrinë nga e cila jetoj mirë,“- ka thënë një nga punojsit e CallCenterit.

Ky qëndrim nuk është për t’u habitur duke marrë parasysh që ata punojnë për paga që janë të shkëlqyera për kushtet serbe, marrin shpërblime për këdo që ata bindin të “investojnë” para, punojnë në disa nga bizneset më luksoze në qytet, kanë trajnim të rregullt , argëtim biznesi dhe një mundësi për t’u pasuruar në një kohë të shkurtër.

Sipas dëshmisë së Aleksandar Ignjatović, disa agjentë shitjesh fituan deri në 40,000 euro në muaj.

Sipas një sondazhi të BIRN, disa qendra thirrjesh janë të angazhuara në biznes legal, ndërsa të tjerët vazhdojnë të joshin qytetarët perëndimorë për të investuar në operacione jo-ekzistuese të bursës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKapet në Vlorë peshkaqeni 500 kg, vetëm mëlçia i peshon 80 kg(FOTO)
Artikulli tjetërCovid-19/ Sa kushton trajtimi i një të sëmuri me koronavirus(SHIFRAT)