Mjeku nga Kukësi humbi jetën nga COVID/ Humbje e madhe për familjarët, reagon kolegu i tij: Ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus, pak ditë më parë u dëgjuam…

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjarët e mjekut. Brataj u shpreh se stafi mjekësor humbi një koleg të përkushtuar, i cili ishte në vijën e parë ‘ballë për ballë’ me virusin.
TIRANE– Ditën e sotme ka humbur jetën nga COVID-19, mjeku i Spitalit rajonal të Kukësit, Astrit Haziri. Humbja e tij trishtoi familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin nga afër.

Advertisements

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjarët e mjekut. Brataj u shpreh se stafi mjekësor humbi një koleg të përkushtuar, i cili ishte në vijën e parë ‘ballë për ballë’ me virusin.

Postimi i plotë i Skënder Brataj

Advertisements

Ndahet nga jeta Dr.Astrit HaziriNgushëllime familjes. Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës. Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shok i mirë.

Mjeku Astrit Haziri, humbi jetën ditën e sotme në Turqi. Pas infektimit nga koronavirusi disa ditë më parë u dërgua në Turqi për trajtime të mëtejshme pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Doktor Haziri, punonte si mjek familje në Spitalin Rajonal të Kukësit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFëmija juaj ka një shok imagjinar, ja kur duhet të shqetësoheni
Artikulli tjetërRezart Veleshnja mohon lajmet për sherrin me Luana Vjollcën: Kam qenë thjesht i zënë o njerëz palaço…Moderatorja s’është në një mendje me të