Alarmante, Lombardia vendos: Ndalohet qarkullimi në këto orare!

Autoritetet në Lombardi të Italisë kanë dhënë dritën e gjelbër për të vendosur një ndalimqarkullimi ndërkohë që rajoni po përballet me një rritje të shtrimeve në spital të pacientëve me Covid-19.

Advertisements

Ndalimi i qarkullimit do të nisë nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit dhe pritet të hyjë në fuqi nga e enjtja. Dyqanet e mesme dhe të mëdha do të mbyllen në fundjava.

Masat në Lombardi, ku infektimet me koronavirus po rriten sërish pasi rajoni u go dit rëndë në valën e parë të pandemisë, janë kërkuar pasi ekspertët thanë se shtrimet në repartet e kujdesit intensiv mund të shkonin në mbi 600 deri në fund të muajit, nga 113 që janë aktualisht.

Advertisements

Një spital Covid-i në një qendër konferencash në Milano, ku rastet po rriten shpejt, është rihapur tani. Lombardia regjistriu 1687 infektime të reja të hënën, shifra më e lartë ditore mes 20 rajoneve të Italisë. Kampanja, në jug renditej pas saj me 1593 infektime. Rastet në të gjithë Italinë ranë nën 10 mijë të hënën, sidoqoftë, thuajse 50 mijë testime më pak u kryen krahasuar me një ditë më parë. Por në kushtet kur raportohen rreth 10 mijë infektime në ditë, ekspertët thonë se vështirë se mund të funksionojë edhe sistemi i gjurmimit të kontakteve.

Kryeministri Giuseppe Conte ndërkohë ka thënë se dozat e para të vaksinës antiCovid do të jenë të disponueshme në vend në fillim të dhjetorit.

“Nëse faza e fundit e testimit të vaksinës së Oxford-it do të përfundojë javët e ardhshme, atëherë do të kemi vaksinën në fillim të dhjetorit”, tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGreqia merr vendimin e fundit, çfarë u vendos për shqiptarët që kërkojnë të udhëtojnë drejt shtetit fqinj
Artikulli tjetërProtesta për detin dhe Çamërinë, tubimi paqësor përfundon në përp lasje me policinë, momenti i shoqërimit të protestuesve(Video)