‘S’them ‘boll’ me burra’, kengetarja e njohur tregon arsyen pse nuk e ka gjetur mashkullin e duhur

Këngëtarja e njohur Ermiona Lekbello, ishte e ftuar së fundmi në “Ftesë në 5”, ku foli për jetesën impenjative që bën, mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë Ermiona foli edhe për jetën sentimentale ku u shpreh se e shikon në plan të largët të pasurit një marrëdhënie me ndonjë mashkull.

Advertisements

Ndër të tjera Ermiona u shpreh se është një person që lëviz shumë dhe kjo është një nga arsyet që është pa ndonjë partner në krahë.

E pyetur nëse ka të reja nga jeta personale, këngëtarja u përgjigj: “Edhe aty blozë. Jo nuk më pëlqen mbase dhe me moshë tani fare fare. Nuk them boll me burra, por ende nuk ka dalë ai person që të ketë përputhje me mua. Edhe lëviz shumë, unë e kam jetën në lëvizje edhe kjo është një faktor. Nuk e kam shumë të nevojshme, tani mësohesh me atë vetminë tënde”, tha Ermiona.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKonflikti me Turqinë, Greqia letër Komisionit Europian, ja çfarë kërkohet
Artikulli tjetër“Jam mirë, por prape nuk …”/ Alketa Vejsiu bën testin e koronavirusit, ja rezultati