Konflikti me Turqinë, Greqia letër Komisionit Europian, ja çfarë kërkohet

Greqia i kërkon zyrtarisht Komisionit Evropian të konsiderojë pezullimin e një marrëveshje doganore midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian për shkak të atyre që i quan “provokime të vazhdueshme” të Ankarasë.

Advertisements

Lajmi bëhet me dije nga agjencia shtetërore e lajmeve ANA-MPA, e cila ka cituar burime diplomatike.

Në një letër drejtuar shefit të zgjerimit të Komisionit Evropian, Oliver Varhelyi, Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias tha se Komisioni duhet të konsiderojë pezullimin e plotë të marrëveshjes doganore.

Advertisements

Kjo thuhet në letër, duhet të jetë “një mesazh që nuk pajtoheni me sjelljen e paligjshme të Turqisë, që po vazhdon”.

Dendias gjithashtu shkruan se Turqia “vazhdon të shkelë në mënyrë të njëanshme marreveshjen doganore BE-Turqi duke miratuar tarifa të paparashikuara”, ndaj i bën thirrje Komisionit Evropian të shqyrtojë menjëherë miratimin e masave të mëtejshme kundër Ankarasë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAktori i njohur diagnostikohet me kancer: Ja çfare thote
Artikulli tjetër‘S’them ‘boll’ me burra’, kengetarja e njohur tregon arsyen pse nuk e ka gjetur mashkullin e duhur