Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka sfiduar socialistët që nëse duan ta izolojnë, atëherë le të shkojnë në presidencë. I pyetur nga gazetarët në konferencën e përjavshme, për thirrjen e deputetit Bujar Çela, i cili i kërkoi të enjten kryeprokurorir të Përgjithshëm, Olsian Çela të izolojë presidetin pasi ‘ e ka mbushur kupën’. Meta i sfidoi socialistët që ta provojnë ta izolojnë presidentin, dhe ta shohin sesi do të kthehet referendumi për integrimin, në më të madhin që nga koha e Skënderbeut.
Advertisements
“U bëj thirrje kudo që janë në botë, policive, presidenti është këtu dhe të shohim se kush do të izolojë presidentin. Zero shanc që të ndodhë kjo. E vërteta është që kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal i cili ka si synim kryesor izolimin e Shqipërisë.
Presidentin këtu e kanë, unë i kam paralajmëruar që në Pogradec, qëllimi i vërtetë është defaktorizimi i shqiptarëve nëpërmjët defaktorizimit të Shqipërisë.
Advertisements
Kjo marrëveshje për çeljen e negociatave do të ishte nënshkruar që 3 vjet më parë
Serbia dhe Mali i Zi e mbyllën nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim asoçimit 3 vite pas nesh ndërkohë që gjatë këtyre 3 viteve vendosen pengesa antishqiptare. Këtë çështje do ta kthej në referendumin më të madh që nga koha e Skendërbeut”, tha presidenti Ilir Meta.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!