Presidenti Ilir Meta është shprehur i shqetësuar për aktin normativ të qeverisë që parashikon gjoba në faturën e energjisë elektrike për mosmbajtjen e maskës.
Advertisements
Sipas tij, ky akt normativ i paqartë, e shndërron OSHEE-në në instrument policor dhe elektoral.
Kreu i shtetit i bëri thirrje qeverisë ta rishikojë aktin normativ dhe Kuvendit ta ndryshojë.
“Cdo masë që merret për arsye shëndetësore e certifikuar nga ekspertë e mirëpritur, por përmbajtja e aktit që gjobit qytetarët për mosmbajtjen e maskave është një maskaradë, se shkel në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëvre, se mund ti lërë pa drita në fund të muajit në mes te dimrit se i shantazhon me burg, e shndërron OSHEE në një instrument policor e ndoshta edhe elektoral që ekzekuton në mënyrë të paligjshme gjoba.
Nuk është zgjidhje ti lësh njerëzit pa drita, e që në fund të muajit kur mos të kenë mundësinë të paguajnë gjobat ti presësh dritat e ti shan tazhosh me b urg.
Advertisements
OSHEE ka mision të furnizojë më energji elektrike, s’mund të ndërpresë energjinë për mosmbajtjen e maskës, akti normativ në 3 fjali tërësisht të paqarta e të mjegullta shkon shumë më tej në qëllimet e tij dashakeqëse.
Do ti bëjë me precedent penal shqiptarët të përfundojnë në dyert e prokurorisë e gjykatës e të harrojnë problemet themelore ku qeveria ka zhytur vendin. I bëj thirrje qeverisë ta rishikojë e Kuvendi ta ndryshojë atë”, tha Meta.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!