Meteorologia Adiola Bani zbulon si parashikohet të jetë moti gjatë kësaj jave dhe surprizat që na presin në muajin nëntor

Meteorologia Adiola Bani ka parashikuar sesi do të jetë moti gjatë kësaj jave në vendin tone dhe çfarë na pret gjatë muajit nëntor.

Advertisements

Bami bën të ditur se na pret një javë me diell e mot të kthjellët, pavarësisht se mëngjeset do të jenë të freskëta.

“Kjo javë do të jetë me mot të kthjellët deri ditën e premte. Fundjava pritet të ketë prezencë të vranësirave dhe ndonjë shi, por në zona të izoluara.

Advertisements

Në mëngjes ka pasur vlera të ulëta me 2 apo 3 gradë celsius që në mesditë të shkojë 22 apo 23. Por duke nisur nga nesër vlerat do të rriten disi në mëngjes, do të shkojnë në 4 apo 5 gradë, ndërsa në mesditë temperaturat pritet të shkojnë deri në 23 gradë celsius”,- tha sinoptikania.

Po ashtu ajo u shpreh se edhe muaji nëntor pritet të jetë i kthjellët kryesisht me temperatura tipike të stinës. “Në nëntor presim të ketë vlera tipike të muajit. Do ketë edhe ditë më të freskëta, por në përgjithësi do jenë të kthjellëta”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBaba i tre fëmijëve, njihuni me amerikanin në Gjermani që shkon në punë çdo ditë me fund dhe taka, ja arsyeja
Artikulli tjetërLiga e futbollit shqiptar, merr vendimin: Ja çfarë do të ndodhë me kampionatin