Pse ta mbajmë maskën kudo? Mjeku Kalo shpjegon funksionin e saj për parandalimin e infektimit me Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët për vendimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse në të gjitha ambientet, ka publikuar mesazhin e doktorit të njohur Prof. Tritan Kalo.

Advertisements

Prof. Tritan Kalo thotë se një nga mënyrat për pakësuar rrezikun e infeksionit është mbajtja e një maske ose e një mbulesë për hundën dhe gojën.

“Problemi është për të mbyllur mundësinë e përhapjes së infeksionit në popullatë. Dhe një nga këto mënyra për të mbyllur, ose për të pakësuar rrezikun e infeksionit, është pikërisht mbyllja e hyrjes së mikroorganizmit që quhet Sars-Cov 2 në rrugët tona të sipërme respiratore dhe mbajtja e një maske ose një mbulese të këtyre vijave për të pakësuar sasinë e depërtimit të virusit në organizmin tonë”, thotë Prof. Kalo në mesazhin e tij.

Advertisements

Prof. Kalo ndërsa thekson se është më lehtë të parandalojmë se sa të kurojmë këshillon që maska nuk duhet të mbulojmë mjekrën, por dy vrimat hyrëse të ajrit, siç është hunda dhe goja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRritja e rasteve të reja me COVID-19 ditët e fundit, Eugena Tomini zbulon faktorët kryesore që kanë ndikuar
Artikulli tjetërMakina përp las për vde kje këmbësorin dhe e lë në mes të rrugës, largohet me shpejtësi (Emri)