Ditën e sotme të mbizotërojë një mot me kthjellime dhe vranësira. Meteoalb parashikon temperaturat do të ulen deri në gradë, ndërsa ato maksimale do të shkojnë deri në 22 gradë. Ndërkohë era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë.
Advertisements
PARASHIKIMI:
Gjatë pjesës së parë të ditës vendi do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në zonat perëndimore, ndërsa vranësira më të dukshme do kenë zonat malore. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. Rajoni dhe Evropa:Evropa dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të saj. Ku më të dukshme kthjellimet mbeten në jugperëndim. Ndërsa rrebeshe shiu do kenë brigjet e Detit të Zi, ishujt Britanikë dhe Skandinav.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!