Mjeku penumolog Arjan Mezini thotë se për pacientët me Covid-19 ditët problematike, janë ditët 8 deri në 12.
Advertisements
Sipas tij, gjatë këtyre ditëve imuniteti thyhet dhe pacienti ka komplikacione të rënda.
“Zakonisht dita më problematike është dita e 8-12. Ky është momenti kur imuniteti thyhet dhe pacienti ka komplikacione më të rënda”, u shpreh në Abc Neës mjeku Mezini, ndërsa tregoi dhe se ku gabojnë mjekët që merren me trajtimin e pacientëve të prekur.
Advertisements
“Gabimi që po bëjmë ne është që ditën e parë pavarësisht shenjat që ka pacienti, fillohet me një terapi agresive, fillohet me antibiotik që është e panevojshme. Antibiotiku fillon kur ka pneumoni. Fillohet me terapi që ditën e parë me antibiotikë dhe deksametazon. Ky përdoret për pacientë në gjendje të rëndë, dhe fillohet në ditën e 7 nëse pacienti ka mungesë oksigjeni”, u shpreh ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!